
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë ndëruar sot me një minutë heshtje, Ferid Muratin, farmakologun shqiptar me famë botërore i cili edhe u shpërblye me çmimin nobel.
Kjo pas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, për ta kujtuar nobelistin Murati i cili ka vdekur më 4 shtator 2023.
Ferid Murati ishte një mjek dhe farmakolog që fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1998 për kërkimin e tij se si oksidi nitrik trajton sëmundjet e zemrës./Express/