Konferencë për dialogun Kosovë-Serbi, Catherine Ashton dhe Philip Reeker të premten në Kosovë

12:08 | 14 Shtator 2023
konference-per-dialogun-kosove-serbi,-catherine-ashton-dhe-philip-reeker-te-premten-ne-kosove

Të premten më 15 shtator, “Grupi për Ballkanin” do të organizojë konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm baranoesha Catherine Ashton dhe ambasadori Philip Reeker , të cilët do të jenë në panelin e diskutimeve të organizuar për dialogun.

Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.

Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Të ftuar do të jenë edhe një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile.

Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21.”

Komento: