Arrestohet i kërkuari nga gjykata për një dhunim

19:16 | 14 Shtator 2023
arrestohet-i-kerkuari-nga-gjykata-per-nje-dhunim

Një person që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar sot nga policia në Podujevë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari E.A. ka pasur aktive urdhëresën e gjykatës, dënim me tri vjet burgim për veprën dhunim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: