
Sonte po zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, pjesët e para të së cilave tashmë kanë përfunduar.
Një ndeshje e çmendur po zhvillohet në ‘Etihad Stadium’ mes Manchester City dhe Tottenham.
Hiq më pak se pesë gola janë shënuar në këtë ndeshje, me vendasit e Guardiolas që po avancojnë 3:2.
Raheem Sterling me dy gola dhe Bernardo Silva me një, janë realizatorët për Manchester Cityt në këtë sfidë, ndërsa për mysafirët e Tottenham, të dy golat i shënojë Son Heung Min.
Ky rezultat e dërgon Tottenhamin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet në këtë orar, Liverpool është duke fituar 0-1 në Portugali ndaj Portos.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Sadio Mane.