Këto janë çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve

23:24 | 17 Prill 2019

Sapo kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Me përfundimin e tyre, janë mësuar çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Për herë të parë në vitet e fundit do të kemi një befasi të këndshme në finale të Ligës së Kampionëve.

E gjitha kjo, pasi në gjysmëfinale do të takohen Ajax dhe Tottenham, që befasuan duke eliminuar Juventusin, respektivisht Manchester Cityn.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Liverpoolit dhe Barcelonës.

Komento: