Cnote thyen heshtjen, ja çfarë skuadre dëshiron të drejtoj

09:55 | 18 Prill 2019

Inter, Juventus, por edhe Milan dhe Roma, si dhe shumë klube të huaja janë të interesuara për Antonio Conten.

Antonio Conte është i gatshëm të kthehet në stol dhe sigurisht që nuk ka mungesë të pretendimeve të mundshme.

Conte në programin EPCC të Alessandro Cattelan në Sky, dha një tregues se çfarë do të jetë aventura e tij e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Shumë skuadra janë përjashtuar për arsye të ndryshme, një “nuk ka projekt” ose “buxheti është shumë i vogël” dhe në fund të shfaqjes ne me sa duket e dimë se çka ka rëndësi më së shumti për vetë trajnerin.

Një projekt afatgjatë që kufizon fushën në dy klubet e mundshme, Inter dhe Juventus, të vetmit dy të gatshëm të planifikojnë, me Conte, një cikël të ri.

Ndoshta edhe Roma është pretendente, edhe pse të dy më lart janë përpara. /ORAinfo/

Komento: