Ambasadori Zemaj bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes marrin pjesë në takimin e Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare

21:08 | 20 Shtator 2023
ambasadori-zemaj-bashke-me-delegacionin-e-ministrise-se-mbrojtjes-marrin-pjese-ne-takimin-e-drejtoreve-te-armatimeve-kombetare

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n,  ambasadori Astrit Zemaj, bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, kanë marrë pjesë në takimin e radhës të Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare/Conference of National Armaments Directors (CNAD), e cila mbahët në kuadër të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës – UDCG.

Ambasadori Zemaj tha se Kosova është rreshtuar së bashku me 50 shtete të tjera në mbështetje të Ukrainës e cila po përballet me agresionin rus.

“Me moton “Të bashkuar fuqishëm dhe deri sa të jetë e nevojshme për mbështetjen e Ukrainës”, Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me mbi 50-të shtete në koalicionin e Aleateve dhe Partnereve më në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , është partnere kredibile dhe kontributdhënese për paqën, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë”, ka thënë ambasadori Zemaj.

Komento: