Presidentja Osmani takohet me Bidenin

09:10 | 21 Shtator 2023
presidentja-osmani-takohet-me-bidenin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e ShBA-së, Joe Biden.

Pas takimit, Osmani tha se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është aleancë e lirisë dhe aleancë e përjetshme.

Në fotografinë e publikuar nga Osmani, shihet se të dy presidentet ia mbajnë fort dorën njëri-tjetrit, duke treguar aleancën mes dy vendeve.

 

Komento: