Deputetja e LDK-së: Albin Kurti është diktator e mashtrues, me Asociacion ka me ‘hangër kryt e vet’

17:58 | 21 Shtator 2023
deputetja-e-ldk-se:-albin-kurti-eshte-diktator-e-mashtrues,-me-asociacion-ka-me-‘hanger-kryt-e-vet’

Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, i zhvilluar më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e BE-së deklaruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm për të çuar procesin përpara, ndërsa ky i fundit tha se kishte paraqitur një plan për zbatimin e marrëveshjes, por që i njëjti është refuzuar nga Serbia dhe evropianët.

Kurti, gjithashtu, ka akuzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak, për pozicionim kundër Kosovës.

Këto akuza të Kurtit nuk kanë qenë të habitshme për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku.

Ajo në një prononcim për Front Online tha se nuk ka pritur rezultate nga ky takim ngase Kurtit cdoherë i del një pngesë për të mos e realizuar një qëllim të caktuar.

“As që kam prit që do të ketë sukses në këtë takim, dhe as që jam habit që Kurti e ka fajësu Lajçakun sepse gjithkush ia zë rrugën atij, gjithkush i del një pengesë atij për mos me realizuar një qëllim të caktuar“, u shpreh ajo.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku për Front Online thotë se Kurti pas dështimeve në dialog, po viktimizohet para qytetarëve e militantëve.

Ajo thotë dhe se Kurti po iu tregon qytetarëve vetëm përralla.

“Qasja e Kurtit është jashtëzakonisht e keqe dhe në konferencën e tij ai doli para qytetarëve dhe para militantëve të vet u viktimizua dhe nuk tha asgjë të re por i tregoi qytetarëve se qysh nuk marohet kafja pa filxhan, edhe përralla, demagogji zero”, tha ajo.

Deputetja Bunjaku thotë se kryeministri Kurti me Asociacionin do ta hajë kokën e vet.

“Sa i përket njohjes karshi me Serbinë jemi bashkë, por sa i përket Asociacionit në kohën kur zotëri Kurti ka qenë në opozitë kaq shumë e ka aktualizu këtë Asociacion, kaq shumë e ka kundërshtuar edhe thonë një përrallë popullore krytë e tënd e hëngsh dhe këtij ky Asociacion ka me ia hangër kryt e vet”, tha ajo për Front Online.

 

Deputetja Bunjaku: Me Kurtin gjithçka mbrapsht, ktheu Kosovën 10 vjet pas

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se me qeverisjen Kurti gjithçka është kthyer mbrapsht.

Ajo përmend disa që, sipas saj, janë dështime të qeverisë.

“Nuk do të duhej të kishte tensione në veri, ka bërë kauza edhe me kryetarët gjoja se të zgjedhur atje, edhe me udhëzimin administrativ që e kanë nxjerr për peticionin për me i shkarku kryetarët, ka rrëmujë në shëndetësi s’ka penj, s’ka barna esenciale, skandali me librat, Martin Berishaj hajni, Nagip Krasniqi, rezervat shtetërore pra paguhet malli pa e marrë, gjithçka është mbrapsht”, thotë ajo.

Bunjaku thotë se Kurti ka kthyer Kosovën 10 vjet mbrapa.

“Në kohën kur ka ardh në pushtet mbi 50% i ka mashtru fort qytetarët këta e kam ditur saktë, që ka me kthy Kosovën 10 vjet mbrapa dhe kjo përditë po më vërtetohet që zotëri Kurti ka me kthy Kosovën 10 vite e më shumë mbrapa”, tha Bunjaku për Front Online.

 

Deputetja e LDK-së: Kurti viktimizohet, i ka mashtruar qytetarët

Valentina Bunjaku, deputete nga radhët e LDK-së, për Front Online tha se qytetarët e Kosovës nuk janë mashtruar asnjëherë më shumë se sa tani nga Albin Kurti.

Ajo thotë se raportet me ndërkombëtarët nuk kanë qenë më keq asnjëherë në histori të Kosovës.

“Asnjëherë prej pas luftës nuk kemi pasë sanksione për republikën tonë, asnjëherë nuk kemi pasë raporte aq të acaruara me aleatët tonë ndërkombëtarë, asnjëherë në histori të Republikës së Kosovës nuk i është shpërndarë vitra se sa kjo qeveri, dhe asnjëherë nuk janë mashtru qytetarët se sa që i ka mashtru zotëri Kurti”, thotë ajo.

Deputetja Bunjaku tha se qyetatërt dhet të mendojnë mirë para se të japin votën e tyre.

Ajo ka ftuar të gjithë pa dallime që të mos e votojnë dikë që Kosovën e kthen mbrapa e duke qeverisur në rolin e viktimës.

 “I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim partie thirrni mendjes votojeni dikë që ua merr mendja edhe që thjesht ekonomikisht e zhvillon Kosovën, e jo dikë që e kthen 10 vjet mbrapa Kosovën. Tanimë mendoj që qytetarët janë të vetëdijshëm sepse më nuk ka arsyetim zotëri Kurti, dhe është marre me u viktimizu se nuk ka vend më për viktimë”, deklaroi ajo.

 

Deputetja e LDK-së e pyet Kurtit dhe ministrat e tij/ Kush po ju pengon, jeni në pushtet pse nuk po punoni?

Valentina Bunjaku, nga LDK për Front Online tha se Qeveria Kurti për tri vite nuk ka bërë asgjë.

Ajo thotë se tani në pushtet Kurtin dhe kabinetin qeveritar nuk e pengon askush për të punuar e për të çuar përpara proceset e rëndësishme.

Bunjaku thotë se përveç mospunës, ministrat e Kurtit e kanë shkelë Kushtetutën.

“Tanimë po i bënë tri vite ne qeveri edhe gjashtë muaj e qeverisë Kurti 1, tani nuk po dimë kush po ia nxen rrugën zotëri Kurtit për mos me punu, kush po e pengon zotëri Kurtin që me i kontaktu ministrat e vet me bisedu për librat, dhe me u marr vesh në prill. Kush po e pengon zotëri Kurtin që zotëri Vitia nuk ka penj në spitalet e tona, s’ka shtretër, kush po i pengon këta për mos mu zhvillu, me pasë zhvillim ekonomik, edhe kush i ka pengu këta që secili ministër prej tyre, shumica prej tyre e kanë shkelë kushtetutën e kështu me radhë”, tha ajo.

Ajo thotë që Kurti me qeverinë e tij nuk po dinë më as çka po flasin.

“Nuk ia vlen me diskutu, sepse nuk janë duke ditur as çka po thojnë, se leje më se çka po punojnë, sepse për me punu nuk bëhet fjalë, por me rrënu”, tha ajo.

 

 

Valentina Bunjaku për Kurtin: E ka logjiken e diktatorit, ka tendencë me i zhdukë të tjerët

Albin Kurti, gjatë një konference për medie ditë më parë, tha se  nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse sipas tij, zhduket opozita.

Për këtë deklaratë, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku thotë se Kurti e ka logjikën e diktatorit.

Ajo për Front Online tha se Kurti e ka tendencë me i zhdukë të tjerët.

“E ka logjikën e zhdukjes, e ka logjikën e diktatorit, sepse është diktator, sepse vetvetiu fjala do të zhduket e ka tendencën për me tentu me i zhduk të tjerët, por kot e ka. Sepse të tjerët jo që po zhduken por po forcohen”, tha ajo për Front Online.

Ajo u pyet se në cilin vend do të dilte LDK-ja, nëse do të mbaheshin zgjedhjet? Thotë se partia e saj po rritet vazhdimisht.

“Nuk paragjykojë, por ne përditë po rritemi, përditë po takojmë qytetarë të dëshpëruar, përditë po takojmë votues të këtij zotërie që tani i kanë rënë pishman dhe po i thonë vetes kam gabuar kësaj here, nuk kam me gabu herën tjetër, sepse kjo ka ardh si qeveri e shpresës dhe është kthy qeveri e dëshpërimit”, shprehet ajo për Front Online.

Komento: