Automjeti godet këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për ndihmë mjekësore

19:56 | 21 Shtator 2023
automjeti-godet-kembesoren-ne-prishtine,-dergohet-per-ndihme-mjekesore

Një këmbësore është goditur nga vetura rreth orës 15:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo./Front Online

Komento: