Zjarri në Lipjan, përfshihen dy objekte dhe dy serra, lëndohet edhe një zjarrfikës

20:57 | 21 Shtator 2023
zjarri-ne-lipjan,-perfshihen-dy-objekte-dhe-dy-serra,-lendohet-edhe-nje-zjarrfikes


Një incident zjarri ka ndodhur sot në orët e pasdites në Lipjan.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo, ka treguar se nga zjarri janë përfshirë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra”, ka thënë Ahmeti për Front Online.

Sipas saj, në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

“Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, ka shtuar ajo./Front Online

Komento: