‘Dita pa makina’, nga ora 10:00 kjo rrugë mbyllet për vetura

08:03 | 22 Shtator 2023
‘dita-pa-makina’,-nga-ora-10:00-kjo-rruge-mbyllet-per-vetura

Komuna e Prishtinës sot do të shënojë aktivitetin ‘Ditën pa makina’ në kryeqytet.

Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga ‘Dëshmorët e kombit’ [nga bulevardi ‘Xhorxh Bush’ deri te Rrethi i Flamurit].

“Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit). Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftim.

‘Dita pa makina’, një ngjarje ndërkombëtare, e cila organizohet në 2000 qytete të Botës, dhe që ka për qëllim inkurajimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak makinat për transport, e në vend të tyre të shfrytëzojnë transportin publik apo biçikletat./FrontOnline

Komento: