09:45Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj)
10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00Demokraci Plus mban konferencë, me ç’rast shpalosen rekomandimet e raportit të fundit rreth përdorimit të kontratave një burimore (të negociuara) në prokurimin publik gjatë viteve 2019-2023. (Zyrat e Demokraci Plus)
10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Kompensimi i Viktimave të Dhunës në Familje”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
10:00 – 15:00Në kuadër të Ditës pa makina, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit. Rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10:00 deri në 15:00.
11:00Aleanca Kosovare e Bizneseve, mban konferencë për media me temën: “Kontributi ekonomik i Diasporës Kosovare Vera 2023”. Gjithashtu prezantohet studimi hulumtues rreth efektit ekonomik të diasporës për periudhën 15 qershor -15 shtator 2023. (Zyrat e AKB-së rruga “Lidhja e Prizrenit”, Tophane)
11:00Universiteti i Prishtinës, mban ceremoninë e diplomimit të studentëve për këtë vit akademik. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë)
11:30Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për medie. (Para objektit të Ministrisë së Ekonomisë)