
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka thënë Elshani.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një veturë, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po zhvillojnë hetimet./Front Online