Deputeti Hajdar Beqa: Punët do t’i kishim më mirë, sikur mos të kishim ministre të jashtme

17:42 | 22 Shtator 2023
deputeti-hajdar-beqa:-punet-do-t’i-kishim-me-mire,-sikur-mos-te-kishim-ministre-te-jashtme


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për Front Online ka folur edhe për përfaqësimin diplomatik të Kosovës.

Edhe për këtë ka thënë se Kosova ka dështuar.

Madje, sipas tij vendi do t’i kishte punët më mirë sikur të mos kishim fare ministre të Jashtme.

“Në aspektin e jashtëm, nuk kemi përfaqësim diplomatik, e kemi një ministre e cila vetëm ministre e jashtme nuk është, ndoshta më mirë do t’i kishim punët mos me pas ministër të jashtëm hiq, nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare kredibile, nëse e shikojmë më shumë kanë pas udhëtime deri në Greqi dhe Greqia ende nuk ka njohur. E dimë që nuk varen njohjet ndoshta prej neve”, ka deklaruar ai.

Komento: