Beqa: Kurti e ka vendosur në qendër të dialogut Asociacionin

17:59 | 22 Shtator 2023


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një intervistë për Front Online ka thënë se veprimet e kryeministrit Albin Kurti me veriun e vendit e kanë kthyer Kosovën mbrapa dhe tash më atje kemi më pak sovranitet.

Sipas tij, derisa marrëveshja përfundimtare me Serbinë kishte njohjen në qendër Kurti e ka larguar këtë dhe në qendër e ka vendosur Asociacionin.

Dhe, se krejt kjo siç thotë Beqa i shkon në favor Serbisë.

 “Sa i përket dialogut ne e kemi ditë që para se me ardhë ky kryeministër qëndrimi i shtetit të Kosovës, qëndrimi i përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në dialog ka qenë që të kemi një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke në qendër, ku hyjnë edhe këto marrëveshjet tjera, kurse kryeministri e ka hjek njohjen në qendër dhe fatkeqësisht e ka pru një Asociacion në qendër dhe ne e kemi parë tani se si ka dështuar në takimin e fundit sepse ka nënshkruar një marrëveshje në Ohër edhe tani ky po thotë krejt problemi është a me u zbatuar pika 1,a 3 a 4, por asnjëra nga këto nuk e përfshin njohjen reciproke dhe nuk e përfshin marrëveshjen përfundimtare, por e shtin Kosovën një status-qou e cila i shkon në favor Serbisë e jo Kosovës”, ka thënë Beqa.

Komento: