Deputeti Beqa: Kryeministri Kurti duhet të jap dorëheqje

18:22 | 22 Shtator 2023
deputeti-beqa:-kryeministri-kurti-duhet-te-jap-doreheqje


Pas dështimeve të njëpasnjëshme që po ndodhin në dialog kryeministri Albin Kurti duhet të jap dorëheqje.

Kështu, po mendon deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Sipas tij, Kurti duhet të jetë më serioz dhe duhet ta luajë rolin e kryeministrit.

“Unë mendoj që Kurti është dashtë dhe duhet që pas këtyre dështimeve përveç se duhet me dhënë dorëheqje mendoj se duhet t’i fitojë liderët e partive tjera politike të koordinohet me ta për datën e zgjedhjeve dhe në të njëjtën kohë të koordinohet me ta si ta ketë një strategji të përbashkët në raport me Serbinë sepse Serbia e ka bërë dëmin në Kosovë, ka bërë gjenocid në Kosovë, ka bërë vrasje në Kosovë, ka bërë dhunime në Kosovë, ka bë shpërngulje dhe në një far forme po mundohet që ta luaj viktimën, kurse ne si të dëmtuar nuk po mundemi me qit fitoren në Bruksel”, ka thënë Beqa për Front Online.

Komento: