Zjarrëfikësi: Kemi mungesë të automjeve për fikjen e zjarreve

18:34 | 22 Shtator 2023
zjarrefikesi:-kemi-mungese-te-automjeve-per-fikjen-e-zjarreve

Muhamet Reqani, zjarrëfikës, në emisionin  ka thënë se kanë mungesë të automjeteve për shuarjen e zjarreve.

“Automjetet për të cilat do të duhej të ishin ne kemi mungesë. Për momentin e kemi vetëm një automjet për zjarre fushore-malore në Prishtinë”, ka thënë Reqani.

Reqani ka bërë të ditur se numri i thirrjeve që bëhen është i madh. “Numri i thirrjeve është jashtëzakonisht i madh”, ka thënë tutje ai emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Reqani ka shtuar se dhe vetë fikja e zjarreve është i vështirë për zjarrëfikësit.

“Janë të mundimshme, ke për të kaluar barriera. Do të durosh temperaturën. Këto zjarre nuk mund t’i fikesh me aparat të frymëmarrjes që i përdorim për zjarret e brendshme. Lirohen gazra, ka dhe mbeturina në këto raste. Lirohen shumë lloje të helmeve që janë të dëmshme për trupin e njeriut, të cilat u ekspozohen gjithmonë zjarrëfikësve”, ka rrëfyer ai.

Komento: