Ja sa para ka nda Qeveria për zgjedhjet në veri

13:18 | 18 Prill 2019

Me 19 maj do të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore në Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 471 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në veri, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa e planit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa për ndarjen e mjeteve financiare për punën shtesë të stafit lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore ku u ndanë mbi 18 mijë euro.

Qeveria po ashtu votoi propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit të infrastrukturës “Zgjerimi i rrugës nacionale N25.2 hyrja Gjilan”.

Gjatë kësaj mbledhje të qeverisë, Burim Ramadani është emëruar koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Komento: