Dy të mitura rrahen nga dy të rritura në Istog, arrestohen të dyshuarat

09:50 | 23 Shtator 2023
dy-te-mitura-rrahen-nga-dy-te-rritura-ne-istog,-arrestohen-te-dyshuarat

Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut.

Policia ka bërë të ditur se sipas raportit mjekësor, të miturat kanë pësuar lëndime të natyrës së rëndë.

“Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur palët ndërmjet vete,   dy të dyshuarat femra kosovare kanë sulmuar fizikisht dy viktimat e mitura femra kosovare të cilave ju kanë shkaktuar lëndime trupore”.

“Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet që kanë pësuar viktimat janë të natyrës së rëndë. Ndërsa të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  të shtetit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”./Front Online

Komento: