Haradinaj: Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë

15:25 | 23 Shtator 2023
haradinaj:-aleanca-po-rikthehet-ne-lipjan-me-fuqishem-se-kurre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan.

Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij.

Këtë Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë.

Postimi i tij i plotë:

Sot qëndrova në Lipjan për një diskutim të lirë me kolegët e Aleancës. Me këtë rast bashkëbiseduam për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës. Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin.

Aleanca po rikthehet në Lipjan më fuqishëm se kurrë!

Komento: