
Ilir Baldedaj përmes një postimi në porfilin e tij ka bërë të ditur se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai duke drejtuar akuza në pushtetin aktual në Priznre, ka thënë se votat e rajonit të Hasit do të jenë garanci që Driton Selmanaj të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenti.
Baldedaj ka qenë pjesë e AAK-së dhe kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e fundit.
Shkrimi i plotë:
Për këto dhe shumë arsye tjera, nga sot kontributi im politik do të jetë i madh dhe i vazhdueshëm duke përqafuar RRUGËN E RE për Kosovën e për Prizrenin. Pa LDK-në nuk ringjallet Prizreni, pa LDK-në nuk zhvillohet Prizreni, pa LDK-në Prizreni nuk i kthehet prizrenasve!
Rikthimi im në politikën aktive të qytetit fillon nga sot në kuadër të LDK-së, me besimin më të madh që votat e quara dëm në vitin 2017 dhe 2021, në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë aty ku duhet. Votat e votuesve për LDK -në në Has dhe kudo në Prizren do të jenë një garanci për kryetarin e ardhshëm të qytetit, i cili do të jetë Driton Selmanaj, Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren.
Pavarësisht përpjekjeve për të më goditur në mënyra të ndryshme që të më eliminojnë politikisht, drejtësia vendore ka dëshmuar se jam i pastër sikur loti. Dhe, si i tillë nga sot i bashkohem LDK-së për ti mposhtur politikisht të gjithë ata që i kanë bërë dëm Prizrenit, për ta rikthyer LDK-në në qeverisjen e qytetit.
Rruga e Re është një garanci e rikthimit të fuqishëm të LDK-së në pushtetin lokal në Prizren. Me rikthimin e LDK-së, do ti kthehet shpresa dhe jeta e vërtetë Prizrenit!
Me respekt,
Ilir Baldedaj