E pyesin nëse Ajax mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, Ancelotti befason me përgjigjën

14:31 | 18 Prill 2019

Ajaxi ka arritur ta mposht Juventusin në Çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti nuk mendon se Ajaxi do të arrijë ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Megjithëse ka shumë lëvdata për klubin holandez, trajneri italian nuk mendon se Ajaxi do të shpallet kampion i Evropës. Përkundër që ka eliminuar Real Madridin e Juventusin për të arritur në gjysmëfinale.

“Ajaxi luan shumë futboll të mirë, por askush nuk mund të priste se do të arrinte në gjysmëfinale. Nuk mendoj se do ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ndoshta e kam gabim. Ata luajnë futboll proaktiv, e mbrohen individualisht dhe përfitojnë nga situatat një me një”, është shprehur Ancelotti.

Komento: