Haliti: E dënoj sulmin në veri, ngjarje e rëndë, por e pritur marrë parasysh gjendjen në veri

11:56 | 24 Shtator 2023
haliti:-e-denoj-sulmin-ne-veri,-ngjarje-e-rende,-por-e-pritur-marre-parasysh-gjendjen-ne-veri

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka dënuar sulmin në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

Ai ka thënë se kjo është ngjarjem, e rëndë, por e pritur duke marrë parasysh gjendjen në veri.

“I bëj thirrje Policisë së Kosovës që të zbatojë rregullat e marrëveshjes me EULEX-in dhe KFOR-in. Vetëm bashkëpunimi dhe dorëzimi komandues forcave të KFOR -it nëpërmjet EULEX-it, është rruga e duhur që Policia e Kosovës duhet të ndjekë”, ka shkruar ndër të tjera Haliti.

Postimi i plotë i Halitit:

E dënoj sulmin në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.

Ngjarje e rëndë, por e pritur marrë parasysh gjendjen në veri.

I bëj thirrje Policisë së Kosovës që të zbatojë rregullat e marrëveshjes me EULEX-in dhe KFOR-in. Vetëm bashkëpunimi dhe dorëzimi komandues forcave të KFOR -it nëpërmjet EULEX-it, është rruga e duhur që Policia e Kosovës duhet të ndjekë.

I shpreh ngushëllime familjes së policit të vrarë, kurse policit të plagosur shërim të shpejtë.

Kërkoj që autorët e këtij krimi të sillen para drejtësisë për të marrë dënimin e mërituar.

Komento: