
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton se polici që u plagos sot në veri të vendit Alban Rashiti është nga Velekinca e kësaj komune.
Polici në fjalë ka kryer me sukses operacionin dhe sipas mjekëve ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
“Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën”, shkruan Hyseni.
I njëjti ka shprehur ngushëllime për vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën.
Nga Velekinca e Gjilanit kemi edhe një polic të plagosur, Alban Rashiti, i cili tashmë ka kryer intervenimin me sukses dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur.