
Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës.
”Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre sulmues janë vrarë, një sulmues është arrestuar dhe gjithashtu janë arrestuar edhe katër të tjerë të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.