Ndizen qirinj në Prishtinë në nderim të policit të vrarë në veri

19:33 | 24 Shtator 2023
ndizen-qirinj-ne-prishtine-ne-nderim-te-policit-te-vrare-ne-veri

Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, qytetarët kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor në qendër të Prishtinës.

Qirinj kanë ndezur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pritet që edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar të ndezin qirinj.

 

Komento: