Ambasadori amerikan në Beograd Kyle scott, ka shprehur edhe njëherë qëndrimet e tij rreth raportit Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se zgjidhja Kosovë-Serbi është e përshkruar në letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ua ka dërguar Thaçit e Vuçiqit.
Ai thotë se përveç njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, nuk ka kërkesa tjera.
“Ne shohim se një zgjidhje gjithëpërfshirëse e këtyre çështjeve do të duhej të përfshinte njohjen e ndërsjellë, kjo është shkruar edhe në letrën e Trumpit, kjo s’është asgjë e re. Por, për sa u përket presioneve të reja, kjo nuk qëndron”, tha Scott në televizionin serb “Prva”, transmeton Koha.
“Nga këtu e tutje, varet nga ju”, shtoi diplomati amerikan