Osmani e shpall të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku

21:26 | 24 Shtator 2023
osmani-e-shpall-te-henen-dite-zie-shteterore-ne-nderim-te-policit-afrim-bunjaku

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra sot në orët e para të mëngjesit në veri.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Komento: