Gazetari shqiptar fton që sonte të ndizen qirinj në Tiranë në nderim të Afrim Bunjakut

10:34 | 25 Shtator 2023
gazetari-shqiptar-fton-qe-sonte-te-ndizen-qirinj-ne-tirane-ne-nderim-te-afrim-bunjakut

Gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema, ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët.

Sonte nga ora 19:00, ai ka thirrur të gjithë që të dalin tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë.

“Pa fjalë, pa ngjyra politike e patriotizëm bosh, por me vepra! Sonte në ora 19:00 takohemi tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë (pranë universitetit) për ti bërë homazh Afrim Bunjakut, policit që u vra nga terroristët serbë në Kosovë! Kosova nuk është vetëm”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sonte në ora 19:00 jepi kohë dashurisë për Kombin! Homazhi ndaj dëshmorit Afrim Bunjaku është respekt ndaj Kombit! Të ndezim një qiri për shpirtin e një heroi që jetën e dha për të mbrojtur trojet shqiptare! Ky homazh nuk ka lidhje me politikën, por vetëm me Kombin! Vetëm me Kombin! Bëhu pjesë! Sot është dita të jemi bashkë me ngjyrat e flamurit ! Unë do të jem, duhet të jemi të gjithë”, ka shkruar Mema.

 

Komento: