Dy ministrat e Shqipërisë nisen drejt Prishtinës për të marrë pjesë në homazhet e dëshmorit, Afrim Bunjaku

12:52 | 25 Shtator 2023
dy-ministrat-e-shqiperise-nisen-drejt-prishtines-per-te-marre-pjese-ne-homazhet-e-deshmorit,-afrim-bunjaku

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani si dhe ai i Brendshëm, Taulant Balla kanë udhëtuar drejt Prishtinës për të marrë pjesë në homazhet në nder të dëshmorit, Afrim Bunjakut në Kosovë.

Rreshteri Bunjaku u vra dje në pritën e një grupi të armatosur serb herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan.

Komento: