Blinken: E vlerësojmë koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in për garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje

14:38 | 25 Shtator 2023
blinken:-e-vleresojme-koordinimin-e-policise-me-eulex’in-dhe-kfor’in-per-garantimin-e-sigurise-se-civileve-ne-vendngjarje

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dalë më një reagim lidhur me zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Blinken ka thënë se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Sekretari amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkaura të Amerikës e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize, derisa ka shtuar se e vlerësojnë koordinimin e Policisë me EULEX’in dhe KFOR’in për garantimin e sigurisë së civilëve që ndodhen në vendngjarje.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”, thuhet në reagimin e Blinken.

Komento: