Gjendet edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë në veri

15:28 | 25 Shtator 2023
gjendet-edhe-nje-trup-i-pajete-i-nje-terroristi-te-vrare-ne-veri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmon për gjetjen e trupit të terroristit të katërt që mbeti i vrarë në sulmin ndaj policëve.

Zëdhënësi i PSRK-së, Ekrem Lutfiu, ka thënë për RTKlive se trupi është gjetur rreth 1.5 km larg vendit të incidentit.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, prokuroi special i rastit në veri, Naim Abazi, ka thënë se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se ka armatim. Ai tha se po punohet ende për të identifikuar persona të tjerë të dyshuar të lidhur me këtë rast.

Prokurori Abazi tha se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje.

Komento: