
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati është shprehur optimist që situata në veri nuk do të trazohet më.
Ai për Front Online ka kërkuar që Policia mos të ndalë bashkëpunimin me KFOR dhe EULEX.
“Nuk do të ndodh sërish se policia dhe AKI i kanë të gjitha informacionet dhe pikat se ku kanë qëndruar ata dhe ku ka armatime dhe pajisje të tjera të deponuara. Policia nuk duhet të ndalët bashkëpunim me KFOR, EULEX. Kërkoj nga prokuroria që t’i ngritë aktakuzat për liderët politik të Listës Serbe se këta kanë mbjellë urrejtje gjithë kohën duke punuar veprime kriminale në kurriz të popullit në veri”, tha ai.