
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka pritur sot në takim emisarin gjerman, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.
Temë kryesore e këtij takimi ka qenë sulmi terrorist që iu bë dje Policisë së Kosovës nga i cili u vra në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku.
Kryeministri Kurti e ka njoftuar emisarin gjerman me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.
Siç njofton Zyra për Media e kryeministrisë, Sarrazin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës dhe e ka dënuar sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
Sipas ZKM, Sarrazin gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës.
“Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftim.
Thank you, @ManuelSarrazin, German Special Representative for the WB6, for your prompt visit following yesterday’s terrorist attacks on our territory. The support of
and our other allies, as we securely navigate this period, is a strong endorsement of democracy & rule of law. pic.twitter.com/Do3dhQ2lKB
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023