Tajani u kërkon Kurtit e Vuçiqit të dialogojnë, thotë se Italia po planifikon forcimin e pranisë së KFOR-it në kufi

17:14 | 25 Shtator 2023
tajani-u-kerkon-kurtit-e-vuciqit-te-dialogojne,-thote-se-italia-po-planifikon-forcimin-e-pranise-se-kfor-it-ne-kufi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka bërë të ditur se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për nevojën që t’i kthehen dialogut.

Tajani thotë mes tjerash se bashkë me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, po bashkëpunojnë me KFOR-in, për të forcuar praninë e forcave, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

”Unë fola me Presidentin. Vuçiq dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”.

Komento: