
Sot u varros polici Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë dje nga sulmi i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit.
Në varrimin e tij ishin prezentë figura të shumta politike e shoqërore, e ndër ta edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla.
Balla përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ishte në varrimin e policit të vrarë.