Heroi, Afrim Bunjaku, nderohet edhe në Tetovë

20:01 | 25 Shtator 2023
heroi,-afrim-bunjaku,-nderohet-edhe-ne-tetove

Polici i vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku që është shpallur hero nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar edhe në Tetovë.

Në sheshin e këtij qyteti është vendosur fotografia e heroit Bunjaku, si dhe janë ndezur qirinj.

Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist.

Qeveria e Kosovës e bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar sulmin që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës.

Komento: