Çka pritet të ndodhë sot?

07:57 | 26 September 2023
cka-pritet-te-ndodhe-sot?
  • 09:00Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)
  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:30Agjencia për Informim dhe Privatësi  (AIP), me rastin e shënimit të 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, në bashkpunim me OSBE-në në Prishtinë organizon konferencë me moto: “Bashkë ta Forcojmë Transparencën”. (Hotel “Swwis Diamond”, Prishtinë)

     

  • 11:00Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N303)
  • 11:00Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet  Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në fillim të ngjarjes Ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalime. (Kabineti i ministrit)

     

  • 11:00Me moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në veri”, organizohet takim motivues për organizimin e një Marshi Paqësor. (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
  • 11:00 – 13:00Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Zyra e Komisionerit për gjuhët në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracion – IOM mban aktivitetin për shënimin e kësaj dite në këto komuna:

    Ora 11:00 – Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”;

    Ora 12:00 – Prizren te Shadërvani;

    Ora 13:00 – Graçanicë, para ndërtesës së komunës.

  • 13:00

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci raporton në Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 13:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, N10)

Komento: