Osmani kujton Masakrën e Abrisë: Autorët e krimit të vihen para drejtësisë

09:35 | 26 Shtator 2023
osmani-kujton-masakren-e-abrise:-autoret-e-krimit-te-vihen-para-drejtesise

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Abrisë.

Ajo ka thënë se duhet të punohet së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë.

25 vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit, pamëshirshëm dhe egërsisht ua mori jetën, duke masakruar 23 anëtarë të familjes Deliu, fëmijë, pleq, gra e të rinj nga mosha 2-vjeçe e deri në moshën 94-vjeçe. Në këtë ditë kujtojmë edhe heroizmin e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari, të cilët ranë në altarin e lirisë. Le t’i kujtojmë të gjithë ata që humbëm me dashuri e respekt, dhe le të punojmë së bashku që autorët e krimit të vihen para drejtësisë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Abrisë!

Komento: