
Një person është therë më thikë në Obiliq.
Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy personat.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë:
Obiliq 25.09.2023 – 22:17. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Front Online