
Qeveria e Serbisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme e shpalli 27 shtator 2023 ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Kosovë.
“Qeveria e Serbisë kërkon nga të gjitha mediat dhe organizatorët e ngjarjeve publike që programin e tyre ta përshtatin me Ditën e Zisë të mërkurën, më 27 shtator dhe në këtë mënyrë t’i respektojnë viktimat ”, thuhet në njoftimin e Qeverisë serbe./FrontOnline/