Policia e Kosovës kujdeset për qytetarët e Banjskës, shpërndajnë pako me ushqime

10:39 | 26 Shtator 2023
policia-e-kosoves-kujdeset-per-qytetaret-e-banjskes,-shperndajne-pako-me-ushqime

Rreth 100 pako ushqimore i ka shpërndarë Policia e Kosovës për qytetarët e fshatit Banjskë në Zveçan, ku dy ditë më parë pati sulme ndaj Policisë.

Fotografitë janë shpërndarë nga Jeta Statovci, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lista “Guxo”, pjesë e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas saj, Policia e Kosovës është e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e komunitetit lokal dhe shpërndarjen e furnizimeve thelbësore derisa hetimet për sulmet e fundit terroriste janë duke u zhvilluar.

“Policia e Kosovës mbron çdo banor të Kosovës” ka shkruar ajo.

Komento: