Kurtishi: Klinika e Onkologjisë nuk ka hapësirë të mjaftueshme, të ngritët kapaciteti i shtretërve

12:32 | 26 Shtator 2023
kurtishi:-klinika-e-onkologjise-nuk-ka-hapesire-te-mjaftueshme,-te-ngritet-kapaciteti-i-shtreterve


Ilir Kurtishi, drejtor në Klinikën e Onkologjisë ka thënë se kjo klinikë nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

Ai për Front Online tha se duhet të ngritën kapacitet edhe për shtretër ditor.

Kurtishi ka treguar se për çka është duke u përgatitur klinika të ndryshoj shërbim.

“Sfida e klinikës është hapësira e cila duhet të përfundojë pasi kanë kaluar procedurat të gjitha renovimit dhe ngritja e kapaciteteve nga 50 në 100 shtretër ditor i cila do të na ndihmonte neve në trajtimin e pacientëve dhe një shpërndarje më të mirë të barnave dhe ne. Ne punojmë edhe në krijimin e një barnatore ose vendi të përgatitjes së barnave në mënyrë më të sofistikuar në digjitalizim të klinikës ku do të shpërndahen më mirë barnat”, përfundoi Kurtishi.

Komento: