Sveçla për terroristët serbë: Plani ka qenë që të zbresin më në jug dhe të deklaronin ndonjë autonomi

14:05 | 26 Shtator 2023
svecla-per-terroristet-serbe:-plani-ka-qene-qe-te-zbresin-me-ne-jug-dhe-te-deklaronin-ndonje-autonomi

Ministri i Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se plani i grupit të armatosur ishte që të zbrisnin në vijën e lumit Ibër.

Më pas, sipas Sveçlës ata planifikonin “që të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”.

“Flitet për 200 persona potencialisht të rekrutuar të cilët do të ishin pjesë e këtij skenari. Plani ka qenë që ata të zbresin më në jug deri në vijën e lumit Ibër dhe përmes sulmeve të pamundësonin policinë e Kosovës të vepronin lirshëm dhe më pas të deklaronin ndonjë autonomi apo diçka tjetër”, tha Sveçla në Euronews Albania.

Komento: