
Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, thotë për Front Online se në krye të gjithë organizimit që ndodhi të dielën në veri të vendit, qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, qëllimi i krejt kësaj ka qenë një kryengritje e përgjithshme.
“Absolutisht. Unë qysh më herët jam deklaruar se Vuçiqi qëndron në krye të këtij organizimi. Tash kur i marrim këto armatime, pajisje janë të prodhimit 2021 dhe janë në fabrika apo industrinë ushtarake të Serbisë dhe gjithë kjo bën që ky arsenal i armatimit, këta njerëz të përgatitur dhe të trajnuar mirë, pra qëllimi ka qenë për një kryengritje të përgjithshme dhe kryerjen e akteve terroriste ndaj pjesëtarëve të rendit, por edhe pjesëtarëve tjerë të komunitetit serb”, ka thënë ai.