
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka folur rreth situatës së krijuar në veri të vendit.
“Ky është një sulm terrorist i dirigjuar drejtpërdrejt nga Serbia, në këtë rast nga Vuçiqi, llojet e armatimeve janë të vitit 2020-2021 të cilat nuk mund të blehen në tregun e lirë, këtu ka pasur një tentativë për ta destabilizuar veriun e Kosovës, unë e konsiderojë si aksionin më të suksesshëm të Policisë së Kosovës që nga paslufta, tha ai në Politiko.