Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit të rënë Afrim Bunjaku

11:02 | 27 Shtator 2023
qeveria-ndan-50-mije-euro-per-familjen-e-policit-te-rene-afrim-bunjaku

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës.

Kryeministri Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se Qeveria çdo herë do të jetë pranë familjes.

Komento: