Presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin Krasniqi

15:27 | 27 Shtator 2023
presidentja-osmani-do-te-takohet-edhe-me-kryetarin-krasniqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të takohet sot edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Ajo, ka ftuar në takim liderët e opozitës pas ngjarjeve që ndodhën në veri të vendit.

Lajmin që do të ketë takim mes Osmanit dhe Krasniqit e ka konfirmuar për Front Online, thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu./Front Online

Komento: