Suksesi i Policisë në Banjskë, Dugolli: Rezultat i përpjekjeve dhe investimeve të Qeverisë

21:20 | 27 Shtator 2023
suksesi-i-policise-ne-banjske,-dugolli:-rezultat-i-perpjekjeve-dhe-investimeve-te-qeverise

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, gjersa ka folur lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se 24 shtatori ishte një nga ditët më të rrezikshme dhe sfiduese për Kosovën pas luftës.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës kanë reaguar shpejt dhe me sukses për të trajtuar këtë situatë dhe tejet të kompleksuar.

Ai u referua përpjekjeve të mëdha të Qeverisë e drejtuar nga partia e tij, për të ndërtuar infrastrukturën e Policisë, sidomos në pjesën veriore të vendit.

“Ne në vazhdimësi kemi thënë që jemi duke punuar dhe falë vizionit dhe vendosmërisë investimeve shumë të mëdha që ka bërë qeveria ministri i brendshëm, në policinë e Kosovës në shtrirjen e një infrastrukturë së pari logjistike e pastaj edhe operacionale në atë pjesë ka bërë që ky operacion të jetë i suksesshëm”, ka thënë Dugolli në Debat Plus.

Komento: